Mungesa e zbatimit të ligji ‘Antiduhan’
Besjana Mulaj/ RTK
Në ditën ndërkombëtare kundër duhanpirjes, institucionet që përkujdesen për zbatimin e tij thonë se ligji antiduhan kryesisht nuk zbatohet nga gastronomia. E udhëheqësit e institucioneve të shëndetësisë dhe bujqësisë, thonë se presioni vjen nga industrisë që prodhojnë e shesin duhan.
Katërqind milionë euro kosovarët i shpenzojnë brenda vitit vetëm për blerjen e cigareve. Ligji kundër duhanit në Kosovë ka një dekadë që është miratuar, por ka pak zbatim. Është sektori I gastronomisë ku më së paku ky ligj gjen zbatim.
Presion kundër vetëdijesimit vazhdojnë të bëjnë kompanitë industriale të duhanit.
“Ndërhyrjet e vazhdueshme të industrisë dhe kompanive të duhanit përkrahja politik e diskutueshme e këtij ligji dhe kapacitetet e mangëta, ndikuan në uljen e nivelit të zbatimit të ligjit duke I kufizuar efekte pozitive”, deklaroi Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë.
“Këtë vit fushata për ditën botërore pa duhan i bënë thirrje qeverive dhe politikbërësve që të zhvillojnë politika të përshtatshme dhe t’i përkrahim fermerët në kultivimin e kulturave ushqimore dhe jo duhanit| tha Naset Ramadnai nga IKSHP.
“Rreth 3.2 milionë hektar tokë pjellore në botë janë të mbjella me duhan, e cila do të mund të shfrytëzohet për ushqimet bujqësore”, deklaroi Faton Peci, ministër i Bujqësisë.
Hulumtimet e fundit ndaj nivelit të duhanpirjes janë bërë në vitin 2019 e sipas tyre 25 % të të anketuarve konsumojnë duhan.
“Ky është numri që tregon se sa njerëz vdesin nga duhani çdo 4 sekonda dhe nëse mendoni në thelb për konferencën e kaluar, e cila zgjati rreth gjysmë ore, mund ta imagjinoni se sa njerëz do te vdesin gjatë kësaj konference nga duhani. Një nga mesazhet që kisha dashur të bëja këtu është se s`ka ndonjë dozë duhani që është e sigurt. Disa njerëz mund të thonë, unë e konsumoj vetëm një cigare në ditë dhe do të jetë më e sigurt, sesa të konsumoj gjithë paketën, por është e njëjta filozofi sikurse të konsumosh helm, deklaroi Oleksander Martynenko, shef i zyrës së OBSH-së në Kosovë.
Përdorimi i cigareve elektronike, çmimi i ulët i tyre që ofrohet nga kompanitë industriale dhe reklamimi i cigareve nga disa media tradicionale ‘on line’ mbeten sfidë e për institucionet përgjegjëse.























