Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Skenderaj
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Skenderaj

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar është  arrestuar gjatë  mbrëmjes se djeshme në Skenderaj.

Arrestimi i të dyshuarit me inicialet L.R., 31 vjeçar, është bërë pasi që i njëjti me armë zjarri ka plagosur viktimën mashkull kosovar.

Si pasojë e  lëndimeve viktima i moshës 51 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKMF në Skenderaj, e më pas është transferuar për në QKUK  në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërsa në cilësi të provave materiale Policia ka konfiskuar një armë të shkurt zjarri modeli Cervena Zastava 7.62, një karikator, dy fishekë, një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit,  të dyshuarit L.R., 31 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i është caktuar  masa e ndalimit policor ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për vepër penale ‘’Vrasje ne tentativë’’.


MË SHUME NGA Kronika