09:27 / 01.06.2023
Aksident mes tri veturave në Çagllavicë
Arbresha Berisha/RTK
Një aksident trafiku mes tre veturave është shkaktuar mëngjesin e sotëm në Çagllavicë, raporton RTKlive.
Përveç dëmeve materiale nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka dalur në vendin e ngjarjes.
Për shkak të aksidentit janë shkaktuar kolona në trafik.























