Një muaj paraburgim për të pandehurit S.J dhe I.S
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Një muaj paraburgim për të pandehurit S.J dhe I.S

V. Thaçi / RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, kundër të pandehurve S.J dhe I.S

Sipas komunikatës nga Gjykata Themelore Departamenti Special  ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.J dhe I.S për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Përgatitja e veprave terroriste”, ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Pjesëmarrja në turmë” që kryen vepër penale dhe huliganizmi.

‘Gjyqtari i procedurës paraprake pasi që i  ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve ka ardhur në përfundim se kërkesa për caktimin e paraburgimit e Prokurorisë Speciale, është e bazuar, andaj të njëjtën e ka aprovuar dhe të pandehurve S.J dhe I.S  iu ka caktuar masën e paraburgimit  në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin”, thuhet në komunikatë.

Tutje komunikata thotë se Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të  paraburgimit dhe ka gjetur se kërkesa e prokurorit të shtetit pẽr caktimin e paraburgimit është e bazuar, ngase ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit S.J dhe I.S   kanë kryer veprat  penale për të cilat dyshohen dhe se janë plotësuar edhe kushtet e kërkuara me ligj për caktimin e paraburgimit.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika