Dogana sekuestron ilaçe të kontrabanduara në Skenderaj
BKT
Foto: Dogana e Kosovës
Kronika

Dogana sekuestron ilaçe të kontrabanduara në Skenderaj

M.Sh/RTKlive

Njësitë e Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolle që kanë realizuar në një barnatore në Skenderaj, kanë hasur në një sasi të mallrave të kontranaduara që po shiten pa banderola.

“Më saktësisht pas pranimit të informatave nga qytetarët, zyrtarët e Doganës kanë kryer një kontrolle në një barnatore. Kontrolli ka zbuluar mallra, respektivisht barna të pa zhdoganuara (pa banderolla) në sasi të konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e doganës.

Të gjitha mallrat, sipas njoftimit, janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës.


MË SHUME NGA Kronika