Policia konfiskon çaj për dobësim në vlerë mbi 44000 euro
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Policia konfiskon çaj për dobësim në vlerë mbi 44000 euro

E. H/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar edhe një rast të kontrabandimit me mallra në vlerë mbi 44000 euro. Malli që u zu është çaj për dobësim.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur mbrëmë në piken kufitare në Kaçanik.

I dyshuari ishte duke ardhur nga fshati Tanushë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të fshatit Debëlldeh në Kosovë.

Pasi ishte sinjalizuar për ndalje të automjetit, i dyshuari ka tentuar që të kthehej mbrapa nga fshati Debëlldeh në drejtim të Tanushës.

Njësitë policore, pasi kanë ndaluar automjetin të cilin e drejtonte i dyshuari me iniciale I.B., gjatë kontrollit kanë gjetur çaj për dobësim 1584 pako të një firme dhe 50 pako çaj të një firme tjetër.

Në total janë gjetur 1634 pako, ku vlera e përgjithshme e mallit sipas çmimit të tregut është mbi 44000 euro, për të cilat i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument përkatës mbi prejardhjen e tyre.

 Në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa malli dërgohet në terminalin doganor Dheu i Bardhë.

 

 

 


MË SHUME NGA Kronika