Arrestohet i dyshuari që sulmoi policin
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari që sulmoi policin

Një person është arrestuar pasi që dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në Pejë, më 1 qershor 2023.

I dyshuari fillimisht është ndaluar nga policia pasi nën ndikimin e alkoolit kishte bërë rrezikimin e trafikut.

I njëjti po ashtu kishte tentuar të sulmojë një zyrtar policor dhe një tjetër e kishte kanosur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.


MË SHUME NGA Kronika