Nuk respektoi urdhrin mbrojtës ndaj gruas e fëmijës, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Nuk respektoi urdhrin mbrojtës ndaj gruas e fëmijës, arrestohet i dyshuari

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj gruas dhe fëmijëve.

I dyshuari ka pasur urdhër mbrojtje ndaj gruas dhe fëmijës.

Rasti ka ndodhur në Lipjan, më 1 qershor 2023.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke mos respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata, ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj dhe fëmijëve”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është  dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika