Në rrugën “Agim Ramadani” goditet një këmbësor|Video
BKT
Video: Behare Bajraktari
Kronika

Në rrugën “Agim Ramadani” goditet një këmbësor|Video

V. Thaçi / RTKlive

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë ku një qytetar është lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00  kemi pranuar informatën se në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti po ashtu njofton se si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.


MË SHUME NGA Kronika