Për vrasje në vetëmbrojtje, dënohet me 10 vjet burg
BKT
Kronika

Për vrasje në vetëmbrojtje, dënohet me 10 vjet burg

M.Sh/RTKlive

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit B.R për veprën penale “vrasje në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, nga neni 172 lidhur me nenin12, paragrafi 3 dhe 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me dhjetë vjet burg, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykim.

“Ttë akuzuarit B.R në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit, ndërsa i është vazhduar masa e paraburgimit me vendim të posaçëm nga gjykata. Palët e dëmtuara udhëzohet në kontest të rregullt civil, për të realizuar kërkesën pasurore juridike”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi thuhet se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika