Konfiskohen 220 gramë kokainë, arrestohet një i dyshuar
BKT
Kronika

Konfiskohen 220 gramë kokainë, arrestohet një i dyshuar

RTKlive

Policia e Kosovës ka konfiskuar, sot pasdite në Prishtinë, gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë 220 gramë dhe ka arrestuar një të dyshuar për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve.

“Sot, në orët e pasdites, në koordinim me organet e drejtësisë, është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit Sh.R., (viti i lindje 1997, mashkull kosovar). Aty janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetëkokainë me peshë 220 gramë, dy peshore dhe prova tjera që do të përdoren në procedurë të mëtejme. Vlen të ceket se vlera e substancës së konfiskuar është rreth 22 mijë euro”, thuhet në njoftimin  PK-së.

Bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, i njëjti është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

 


MË SHUME NGA Kronika