08:54 / 04.06.2023
Plagoset një person në Podujevë
A.B/RTKlive
Policia ka informuar sot se një person është plagosur në Podujevë. I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- QKUK.
"Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar", njofton Policia e Kosovës.























