35 aktakuza të ngritura nga Prokurori i Shtetit
V. Thaçi / RTKlive
Gjatë dy ditëve të vikendit dhe sot janë ngritur 35 aktakuza kundër 45 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit njofton se më datë 03.06.2023 nga prokuroritë themelore janë ngritur 35 aktakuza kundër 45 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Kurse me datë 04.06.2023, Prokurori i Shtetit njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
E me 05 Qershor 2023 me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 11 persona të dyshuar dhe është paraqitur një për caktim të paraburgimit ndaj një personi.























