Konfiskohen rreth 70 metër kub dru të dyshuara për kontrabandim
BKT
Kronika

Konfiskohen rreth 70 metër kub dru të dyshuara për kontrabandim

V. Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se ka sekuestruar rreth 70 metër kub dru, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Sipas njoftimit, Policia Kufitare, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, përgjatë vijës kufitare në zonën e fshatit Velegllavë, kanë hasur në drurë të disa llojeve të ndryshme, si: ahu, plepi dhe qershia, në sasi prej 70 metër kub.

“Pas gjetjes së kësaj sasie të drurëve, të cilat dyshohet se në territorin e Republikës së Kosovës janë sjellë nga territori i Serbisë, zyrtarët policorë kanë arritur të zbulojnë se kjo sasi e drurëve i përket të dyshuarit mashkull me iniciale A. L. viti i lindjes 1985”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’, ku po ashtu në vendngjarje kanë dalë inspektorët qendrorë të Pylltarisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, druri konfiskohet nga shërbimi doganor dhe dërgohet në terminalin “Dheu i Bardhë”, ndërsa njësitë relevante policore janë duke trajtuar rastin sipas procedurave të mëtejme.


MË SHUME NGA Kronika