40 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V. Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 38 aktakuza kundër 43 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona dhe ka ngritur 13 aktakuza 16 personave për vepra të ndryshme penale, edhe Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 13 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale, e Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ndaluar një person, dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra penale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj,gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.























