11:02 / 06.06.2023
Theret me thikë një nxënës në Ferizaj
V. Thaçi / RTKlive
Një nxënës i një shkolle të mesme ka pësuar lëndime në këmbë nga një mjet i mprehtë, ndërsa këtë dyshohet se ia ka shkaktuar një nxënës i po të njëjtës shkollë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Sipas mjekut kujdestar, viktima është jashtë rrezikut për jetë, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.























