11:55 / 07.06.2023
Pejë, arrestohen dy persona për prostitucion
V. Thaçi / RTKlive
Policia e Kosovës njofton se të martën në Pejë janë arrestuar një i dyshuar kosovar dhe një e dyshuar shtetase e Shqipërisë për marrje me prostitucion.
“Është arrestuari i dyshuari mashkull kosovar dhe e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur”, thuhet në njoftim.
“Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”.























