25 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V. Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 25 aktakuza kundër 25 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 11 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Njëmbëdhjetë aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale ka ngritur Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave, kurse Prokuroria Themelore në Ferizaj,gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.























