Ngjarjet e datës 8 qershor
RTKlive
Ngjarjet e datës 8 qershor 2023.
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të shqyrtojë Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Instituti Albanologjik organizon simpozium shkencor për 50 vjetorin e grupit revolucionar të Kosovës. (Objekti i Instituti, ora 10:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Drejtësia në sytë e qytetarëve: Raporti i Tretë për Monitorimin e seancave gjyqësore nga qytetarët”. ( ora 11:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancë të rregullt. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës prezanton rezultatet e hulumtimit lidhur me nivelin e kënaqshmërisë së studentëve me jetesën e tyre në konvikte dhe ushqyerjen në mensë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)
Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e aksionarëve në ndërmarrjet publike. (Ndërtesa e Komunës, ora 14:00)
Hapja e ekspozitës së holokaustit me titull “Diagnoza racore: Magjup – Gjenocidi nazist për sintit dhe romët dhe lufta e gjatë për njohje”. Marrin pjesë Joern Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë; Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit etj. (Kompleksi “Europa”, Rr. “Marin Barleti”, Prizren, ora 17:00)
Mbahet nata finale e festivalit folklorik tradicional "I këndojmë Lirisë" ku fillimisht behët defilimi grupeve të ansambleve. (Sheshi Mujë Krasniqi në Klinë, ora 18:00)























