Therë me një mjet të mprehtë një person, nuk arrestohet
Foto: RTKlive
Kronika

Therë me një mjet të mprehtë një person, nuk arrestohet

J.M/RTKlive

Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte therur me thikë nga një person i panjohur. Policia e Kosovës njoftoi në raportin 24 orësh se më pas, i dyshuari nuk është arrestuar e rasti është inicuar vetëm si “lëndim i lehtë trupor”.

Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj të mërkurën pasdite. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ishte i therur me një mjet të mprehtë nga një person i panjohur.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, sqaron policia.


MË SHUME NGA Kronika