39 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
Foto: RTKlive
Kronika

39 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 39 aktakuza kundër 44 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe janë paraqitur tre kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur 19 aktakuza kundër 22 personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale, edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra penale të ndryshme, kurse  Prokuroria Themelore në Ferizaj , ka ngritur gjashtë  aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale.

Shtatë nga këto aktakuza të ngritura në 24 orët e fundit janë për veprën penale “Dhuna në Familje”.


MË SHUME NGA Kronika