Qytetari dorëzon kuletën me tё holla në Polici
F. Sertolli / RTKlive
Të enjten nё Stacionin Policor nё Pejё, derisa ishte duke raportuar një qytetar për humbjen e kultetës, në të njëjtën kohë është paraqitur qytetari tjetër pasi e ka gjetur kuletën, duke e dorëzuar atë në polici.
Sipas njoftimi të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur ditën e enjte.
“Më datë 08.06.2023, nё Stacionin Policor nё Pejё, ka ardhur qytetari i cili deklaron se sot gjatё ditёs i kishte humbur kuleta me dokumente personale dhe para nё shumen prej gjashtëqind euro. Deri sa ishte duke raportuar rastin nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur qytetari i cili e ka gjetur kuletёn nё rrugё, dhe tё njëjtën e ka sjellur nё Polici”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, kuleta sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё kuletë iu janë kthyer qytetarit.
“Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Apelojmë tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen”, thuhet në njoftim.