41 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
Foto: RTKlive
Kronika

41 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 41 aktakuza kundër 48 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe janë paraqitur nëntë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 11 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur 23 aktakuza kundër 28 personave për vepra të ndryshme penale, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale, kurse  Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj,gjatë 24 orëve të fundit,  ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika