13:09 / 09.06.2023
Vrasje në tentativë në Ferizaj
V.Thaçi/ RTKlive
Policia e Kosovës njofton se një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në komunën e Ferizajt.
Në njoftim thuhet se një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, një person (mashkull kosovar) e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Po ashtu njoftohet se viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë.”, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.
Rasti është nën hetime.