Arrestohen dy të dyshuar, njëri dërgohet në mbajtje
F.S / RTKlive
Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që janë përfshirë në raste kriminale.
Për mes një njoftimi për media, bëhet e ditur se mbrëmë në Prishtinë, policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka arrestuar dy persona të dyshuar, në dyshimin se të njëjtit me anë të kanosjes, kanë detyruar viktimën të transferoj kriptovaluta në vlerë prej 110 mijë eurosh.
“Detyrimi dyshohet të ketë ardhur në emër të një borxhi të pretenduar nga ana e të dyshuarve. I dyshuari; V. H, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa i dyshuari; M. H, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është proceduar më tej”, thuhet në njoftim.
Ndaj të dyshuarve, sipas njoftimit, aktualisht policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale "Detyrim".