Policia në Skenderaj konfiskon armë e municion
Foto: Policia e Kosovës Facebook
Kronika

Policia në Skenderaj konfiskon armë e municion

V. Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme në Skenderaj, ka realizuar një bastisje ku ka arrestuar dy persona, ka konfiskuar dy armë dhe municion.

Sipas njoftimit konfiskimi i armëve dhe municionit vjen si rezultat i angazhimeve operative e hetimore dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme pasi dy të dyshuarit kishin ekspozuar foto në posedim ilegal të armëve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar, dy  pushkë automatike, katër karikator,  100 copë fishekë dhe disa pjesë të ndryshme të armës.

“Në cilësi të të dyshuarve  për posedim ilegal të armëve dy të arrestuarit,  pas procedurave intervistuese  me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarve, sipas njoftimit, është iniciuar rast për vepër penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.


MË SHUME NGA Kronika