Lëndohen shtatë person të në një aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Lëndohen shtatë person të në një aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

V. Thaçi / RTKlive

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku janë lënduar shtatë persona, njofton Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërkaq njëri prej tyre është dërguar në QKUK sepse ka pasur lëndime serioze.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, njëri prej tyre është dërguar në QKUK (me lëndime serioze). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika