11:44 / 10.06.2023
Arrestohet një femër në Gjilan, ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së saj
V. Thaçi / RTKlive
Një femër me probleme psikike ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, dhe si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime, njofton policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë e dyshuara është arrestuar.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare me probleme psikike për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
E dyshuara me vendim prokurorit është ndaluar dhe është dërguar në qendrën psikiatrike në Gjilan.























