Tentim vrasje në Zveçan
BKT
Kronika

Tentim vrasje në Zveçan

V. Thaçi / RTKlive

Në Zveçan dje një person është therur me thikë.

Policia e Kosovës njofton se gjatë përleshjes lëndime trupore ka marrë edhe i dyshuari.

Sipas njoftimit të dy janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, dhe rasti, është cilësuar si “Tentim vrasje”.

"Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull serb pasi i njëjti është sulmuar fizikisht, therur me thikë nga një i dyshuar mashkull serb. Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet ne raportin e Policise.


MË SHUME NGA Kronika