Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Veri
BKT
Foto: Policia e Kosovës Facebook
Kronika

Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Veri

V. Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës, njofton se drejtoria rajonale e Policisë Mitrovicë veri, dje ka pranuar informata relevante se një person i dyshuar nga fshati Uglar, komuna Zubin Potok posedon pajisje për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin).

Sipas policisë si rrjedhojë në lagjen e këtij fshati herë pas here ka probleme me energjinë elektrike dhe qytetarëve po u dëmtohen pajisjet elektrike shtëpiake, shkaktohej zhurmë dhe kërkohet ndihma e Policisë lidhur me këtë çështje.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, nga stacioni policor Zubin Potok, mbështetur nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), kanë ndërmarr veprime të menjëhershme dhe kanë identifikuar lokacionin e personit të dyshuar dhe në shtëpi i janë gjetur 11 pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin).

“Lidhur me rastin është njoftuar njësia kompetente nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në lokacion, pajisjet janë konfiskuar dhe sipas verifikimeve i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë  lartcekur”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika