Gjilan, arrestohet një person i dyshuar se ka dhunuar një vajzë të mitur
BKT
Kronika

Gjilan, arrestohet një person i dyshuar se ka dhunuar një vajzë të mitur

V. Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur.

Sipas policisë, ata ishin duke bashkëjetuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur dhe dyshohet se është kryer vepra e lartcekur”, thuhet në njoftim.

Tutje policia shton se, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në strehimore.


MË SHUME NGA Kronika