Arrestohen tre persona për kanosje dhe sulm në Shtërpcë
BKT
Foto/ Policia e Kosovës / Facebook
Kronika

Arrestohen tre persona për kanosje dhe sulm në Shtërpcë

V. Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se në dy raste të ndara në Shtërpcë janë arrestuar tre persona për kanosje dhe sulm.

Sipas policisë i arrestuari i parë është i dyshuari I.S mashkull kosovar i moshës 45 vjeç, i cili kishte kanosur ish bashkëshorten e tij, kurse dy të tjerët janë B.S i moshës 30 vjeçar dhe U.S i moshës 45 vjeç, nga fshati Biti e Ulët, të cilët pas një konflikti verbal kishin sulmuar njëri tjetrin.

“Tre të dyshuarit në dy rastet, pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar  në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, njofton policia.


MË SHUME NGA Kronika