11:19 / 14.06.2023
Dy persona plagosën me armë zjarri në Pejë
J.Musliu/RTKlive
Policia e Kosovës njofton se të martën në mbrëmje, rreth orës 23:10, është informuar se nё rrugën “ Ali Pashё Gucija ” nё Pejё ka tё shtёna me armё zjarri.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ka kuptuar se fillimisht disa persona janё rrahur mes vete.
“Gjatë rrahjes nga personat e dyshuar ёshtё përdorur edhe arma e zjarrit dhe si pasoj dy (2) persona janë plagosur”, deklaron policia.
Dy tё plagosurit janё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrkohё ndihmё mjekёsore kanё kёrkuar edhe dy persona tё tjerё tё cilёt kanё qenё tё pёrfshirё nё rrahje.
“Njёri nga personat e dyshuar ёshtё arrestuar nga njësitet Policore, ndёrsa i dyshuari tjetёr ndodhet nё arrati”.























