Vrasja në Prishtinë, viktima shtetas i Maqedonisë së Veriut
BKT
Kronika

Vrasja në Prishtinë, viktima shtetas i Maqedonisë së Veriut

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë.

Policia  ka njoftuar se viktima është shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore,  ndërsa tha se ende nuk ka arritur të identifikojë të dyshuarit për këtë rast

Sipas Policisë, rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Raportohet se i/të dyshuar deri më tani i pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete”, ka njoftuar PK. 

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika