Aktivitete javore në komunikacion, mbi 1200 gjoba brenda javës
F. Sertolli / RTKlive
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 09.06.2023-15.06.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e dyqind e tridhjetë e gjashtë gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
“Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete hetimi i nëntë aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, hetimi i tetëmbëdhjetë aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, konfiskimi i gjashtëmbëdhjetë patentë shofer”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit, njësitet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.























