Zbatimi i ligjit për sinjalizuesit|Video
Fatos Cervadiku /RTK
Institucionet kanë bërë pak në promovimin dhe idenë e sinjalizimit. Kështu u tha në diskutimin për zbatimin e ligjit për sinjalizuesit, të organizuar nga "Lëvizja Fol".
I pakënaqur me trajtimin e rasteve të sinjalizuesve është shprehur edhe drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, i cili tha se shumë kërkesa nuk dihet se si zbatohen.
Lëvizja "Fol" mbajti diskutimin ‘Fol hapur’, lidhur me sfidat e implementimit të ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve në sektorin publik dhe atë privat.
Aty u theksua rëndësia që ka ky ligj në ruajtjen e integritetit të institucioneve.
Yll Buleshkaj nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, tregoi se sa janë të kënaqur si agjenci me mënyrën si trajtohen rastet.
?Nuk jemi të kënaqur si agjenci, qoftë me numrin qoftë me mënyrën si i trajtojmë rastet, qoftë edhe me kushtet teknike që i kanë këta zyrtarë për te kryer punën e tyre brenda institucioneve ku janë. Ne kemi pranuar vërejtje apo të tyre sepse nuk kanë kushtet e duhura, kemi pranuar nganjëherë edhe kërkesa se nuk e dinë si ti trajtojnë?
Kurse Ismet Kryeziu nga KDI tha se arsyeja pse kanë filluar të merren me sinjalizim është sepse e shohin si mekanizëm për parandalimin e korrupsionit.
“Shumë pak institucionet kanë bërë në promovimin dhe idenë e sinjalizimit shumë më shumë ka qenë e angazhuar shoqëria civile dhe kanë bërë duke filluar nga materialet e ndryshme deri tek udhëzuesit e caktuar brenda institucioneve”, deklaroi Kryeziu.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cenueshme në tregun e punës”.























