Pesë të arrestuar për dhunë në familje në rajonin e Ferizajt
BKT
Kronika

Pesë të arrestuar për dhunë në familje në rajonin e Ferizajt

E. Hoti/ RTKlive

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Ferizajt gjatë javës që shkoi.  

Policia Rajonale e Ferizajt në një komunikatë për media ka njoftuar se tri raste janë iniciuar në Ferizaj, një në Kaçanik dhe një në Shtime.

Bëhet e ditur se me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, pesë persona janë ndaluar në mbajte për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftim.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.


MË SHUME NGA Kronika