Iniciohet rast për hedhjen me molotov në drejtim të veturës zyrtare
BKT
Kronika

Iniciohet rast për hedhjen me molotov në drejtim të veturës zyrtare

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka iniciuar një rast të rrezikut të përgjithshëm në Leposaviq.

Sipas Policisë para pesë ditësh rreth orës 18:00 persona të dyshuar kishin hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës zyrtare të Policisë. 

“Është iniciuar rasti i lartcekur pasi që me datë 15.06.2023 të dyshuar të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës zyrtare të  policisë”, thuhet në raportin 24-orësh. 

PK  ka njoftuar se për këtë rast është konsultuar edhe prokurori kujdestar.

Gjithashtu u tha se rasti është në procedurë hetimore.


MË SHUME NGA Kronika