09:19 / 28.06.2023
Arrestohen tre mjekë në Prizren
V.Thaçi / RTKlive
Një person është ankuar në polici se pas lindjes së gruas së tij në Spitalin e Prizrenit, pas disa minutave foshnja ka vdekur.
Sipas policisë, personi dyshon se deri te vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor, me ç’rast janë arrestuar tre mjekë.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.























