Vdes një grua e moshuar, ka rënë nga  një objekt
BKT
Kronika

Vdes një grua e moshuar, ka rënë nga  një objekt

RTK

Policia e Kosovës njofton se sot në mëngjes është raportuar për rënien e një personi nga lartësia e një objekti.

Sipas policisë, ata menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se një grua rreth 70 vjeçe ishte pa shenja jete.

Aktualisht policia ka nisur një hetim për vdekjen, me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.


MË SHUME NGA Kronika