Mbi 8 vende të rajonit në festivalin ndërkombëtar për fëmijë në Prishtinë
F.S / RTKlive
Ka filluar festivali ndërkombëtar tradicional i valleve folklorike për fëmijë, "Ylberi i Prishtinës", i cili organizohet nën patronatin e kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, i cili po mbahet në sheshin "Skënderbeu" në kryeqytet dhe do të zgjasë dy ditë, 28 e 29 Qershor.
Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se në edicionin e këtij viti i cili është i 21-ti me radhë, po marin pjesë 400 valltarë entuziastë nga Shqipëria, Mqedonia Veriore, Mali i Zi, Ukraina, Rumania, Bullgaria e Kirgistani.
"Jemi të lumtur që po shohim kaq shumë fëmijë të gëzuar të cilët kanë ardh nga vende të ndryshme të botës e po na zbukurojnë sheshet" - deklaroi kryetari Rama.
Ndërsa drejtoresha e kulturës, Arta Balaj, falenderoi të gjithë për pjesmarjen në këtë festival.
"Kryeqyteti sot shndërrohet në ditë feste dhe ngjyrash duke prezantuar trashëgiminë e pasur evropiane, të larmishme dhe unike e kulturore e cila përfaqësohet nga këta pjesmarrës të vegjël përmes muzikës, vallëzimit dhe veshjeve tradicionale ",- deklaroi Balaj.
Festivali do të vazhdojë edhe sot ku do të shpallen fituesit e kësaj gare.























