Sekuestrohen armë dhe municion në Podujevë, një i arrestuar
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Sekuestrohen armë dhe municion në Podujevë, një i arrestuar

E.Hoti RTKlive

Dy armë të shkurta, një armë e gjatë, 25 fishekë, 10 krehër të karikatorit, një  kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë si dhe pajisje për shtypjen e shkronjave dhe numrave në armë janë sekuestruar sot në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për këto armë dhe municion ka arrestuar një person, i cili po dyshohet për “trafikim me armë”.

Ky operacion është kryer në një fshat të Podujevës nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, të asistuar edhe nga njësitet tjera të stacionit policor në Podujevë dhe njësinë K9.

Operacioni është kryer duke u bazuar në urdhër- kontrollin e lëshuar nga Gjykata kompetente.

Me vendim të Prokurorit pas intervistimit personi i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore.


MË SHUME NGA Kronika