07:07 / 30.06.2023
Moti sot, me vranësira dhe intervale të gjata me diell
RTK
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot do të jetë me vranësira dhe intervala të gjata me diell.
Ndërkaq sa i përketë temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve, që do të lëvizin nga 10 në 14, minimale dhe nga 24 në 28 gradë, ato maksimale.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë deri mesatare.























