Policia me aktivitete në parandalim të aksidenteve
F.S / RTKlive
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, ka shqiptuar 739 gjoba kundërvajtësve, ndërsa ka hequr edhe 11 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
“Ndërsa, janë raportuar 36 aksidente, prej tyre:Aksidente me lëndime 17 sosh, persona të lënduar 24, aksidente me dëme materiale 19 sosh”, thuhet në njoftim.
Tutje vazhdon njoftimi, Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.























