Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
BKT
Kronika

Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

M. Pasoma /RTKlive

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë dje për shkak se dyshohet të ketë bashkëjetuar me një person të mitur.

E mitura ka qenë nën moshën 16 vjeçe, ndërkaq nuk dihet mosha e të dyshuarit që ka kryer këtë akt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit, palët janë duke i ndjekur procedurat e rregullta hetimore.


MË SHUME NGA Kronika