10:02 / 04.07.2023
Dy meshkuj janë arrestuar dje në Gjilan për veprën falsifikim i dokumenteve
M. Pasoma / RTKlive
Njëri nga të dyshuarit ka qenë duke drejtuar veturën me targa të huaja, me ç’rast pas kontrollit, Policia e Kosovës ka verifikuar se dokumentet janë të falsifikuara dhe janë të një veture tjetër.
“Verifikimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet e shtetit të huaj pasi vetura në fjalë kishte traga të një shteti të huaj”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Policia e Kosovës iu ka sekuestruar veturën, dokumentet si dhe dy telefonat mobil. Të dyshuarit vazhdojnë të mbesin në mbajtje.























