Arrestohet në Prizren një i dyshuar, sulmoi policët
BKT
Kronika

Arrestohet në Prizren një i dyshuar, sulmoi policët

F.Sertolli / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ky i fundit ka sulmuar një zyrtar policor duke e goditur me çelësa të veturës.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, e gjithë kjo ka ndodhur pasi që i njëjti është gjobitur pas kundërvajtjes të cilën e ka shkaktuar.

“Patrullat policore të Stacionit Policor të Prizrenit, kanë ndaluar një person dhe ishte gjobitur për kundërvajtjen e kryer, në shenje pakënaqësie kishte ofenduar zyrtaret policore e me pas edhe i kishte sulmuar duke i gjuajtur me çelësa te veturës. I dyshuari kishte goditur njërin nga zyrtaret policor me çelësa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje thuhet në njoftim se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin policor të Prizrenit.

“Ne lidhje me rastin është informuar njësiti i hetimeve të cilët në konsultim me prokurorin kujdestar dhe me urdhër të tij iniciohet rasti “Sulm ndaj personit zyrtare”. Ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim për ndalim policor për 48 ore dhe rasti është nën hetime”, përfundon njoftimi.


MË SHUME NGA Kronika