Arrestohen tre të dyshuar, konfiskohen armë, para dhe narkotikë
E.Hoti /RTKlive
Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë trajtuat një rast që lidhet me trafikim të lëndëve narkotike. Sot rreth orës 14:30, është përgatitur një plan taktik që është realizuar në dy lokacione në fshatin Mazgit dhe në Obiliq.
Operacioni policor kishte synim arrestimin e personave të dyshuar dhe konfiskimin e lëndëve narkotikë që dyshohej se po trafikohej nga ta.
28 vjeçari V.D është arrestuar tek një pikë-karburantesh në Mazgit, kurse në Obiliq janë arrestuar edhe E.A. 22 vjeçar dhe D.K.,23 vjeçar.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të personave dhe banesës të cilën e përdornin të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë paketime që dyshohet të jetë marihuanë me peshë të përgjithshme 672.1 gramë, dy paketime dyshohet të jetë kokainë me peshë prej 0.6 gramë, dy peshore digjitale, një revole, para të gatshme 1940 euro, një fletore me shënime dhe katër telefona celular.
“Vlera e përafërt në treg e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 3600 euro”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve dhe me aktvendim nga prokurori, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.























