08:46 / 07.07.2023
Kurti: Kombi amerikan, aleat i madh i Republikës së Kosovës
A.B/RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ftuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, mori pjesë në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për 4 Korrikun, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.























