18:10 / 07.07.2023
Gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçares në Ibër
M.P. / RTKlive
Është gjetur trupi i pajetë i një 49- vjeçares në lumin Ibër. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Viktima J.Petrovic, dyshohet se ka rënë para dy ditësh në lumin e Mitrovicës.
“Shoqata e Kosovës për kërkim dhe shpëtim, zhytësit e klubit “Trepça”, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc të Komunës së Zveçanit, kanë arritur të gjejnë sot trupin e pajetë të qytetares J.Petrovic”, ka shkruar Sveçla.
























